Foto Kabashi

Rreth kompanise tonë

Jeta është e mbushur plot me kujtime të bukura, me çaste gëzimi e buzqeshje. Foto Kabashi përmes fotografië arrin të mbajë kujtimet e gjalla përgjithmonë. Mjafton një shkrepje profesionale që do ti jap shpirt fotografisë tuaj, dhe ti bëj momentet tuaja të duken të mrekullueshme ashtu siq ishin në të vërtetë. Përmes fotografisë ne arrijmë ti mbajmë kujtimet e gjalla përgjithmonë. Nëse është dasma ose pervjetori i juaj ne duam qe çdo detaj i festës tuaj të jetë i përkryer dhe një eksperiencë e paharrushme. Për këtë ne ofrojmë një mori paketash dhe sherbime të pershtatura në mënyrë specifike për nevojat e secilit çift. Foto Kabashi me pronar Ibush Kabashi është studio me eksperience 50 vjeqare. Fillimet e para nisen me punën në Ulqin për 5 vite dhe me kthimin në vedlindje u hap edhe studio e parë. Fillimi ishte i mbarë dhe i mirë, por nga viti 1991 administrata serbe me ndihmen e disa shqiptareve të ndershëm bëri censure për fotografitë e mia ,dhe qysh prej atëhere e deri më perfundimin e luftës fotografitë e mia nuk I pranonte supi serb. Pas luftës cenzura u hoq dhe fillova të punojë kurse tash jemi në mesin e fotogravëve më të mira. Sot kemi katër studio dhe punojë me 4 djemët. Dashuria ime para dhe pas luftës ishte të punojë për familjen Jashari, falë zotit ketë e arrita.Me humbjen e më shumë se 400 fotografive në Çyqavicë u dëmtova shumë, por me mbetjen e 128 fotografivë tjera arrita bukur shumë me hapjen e disa ekspozitave si në : Skenderaj , Prishtinë , Tiranë , Vlorë , Fier dhe këtë trend pritet ta vazhdojë.

Gjatë kësaj kohe jam i lumtur që fitova këta emra :
1. Ibush Kabashi
2. Foto Kabashi
3. Fotoreporteri i luftës
4. Foto Marubi – 2
5. Fotografi i familjes Jashari
Respekti më i madhë për mua është kur njerzit thonë ky është fotografi I familjes Jashari. Për të gjitha këto posedoj mbi 40 mirënjohje.